Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar vendimet e Bordit lidhur me fillimin e edicionit të ri 2025/26.
Në mbledhjen e mbajtur më 30 shtator, u trajtua edhe çështja e palestrave sportive që janë të zëna për shkak të zgjedhjeve lokale.
ProCredit Superliga do të nisë më 4 dhe 5 tetor 2025, ndërsa xhiroja e dytë do të zhvillohet më 18 dhe 19 tetor.
Superliga e Femrave po ashtu do të fillojë sipas kalendarit, ndërsa për shkak të zgjedhjeve, xhiroja e dytë dhe e tretë do të organizohen në një palestër të vetme nga FBK.
Një tjetër vendim i rëndësishëm është anulimi i Superkupës së Meshkujve për këtë edicion, për të shmangur zvarritjet dhe për të respektuar kalendarin e planifikuar të garave. /Kërlaçki.com/