Masa ekstreme sigurie për Kombëtaren shqiptare në Serbi – të izoluar në hotel para ndeshjes së madhe

Armand Duka - Dragan Dzajiq

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, që zhvillohet sonte në ora 20:45 në stadiumin e Duboçicës në Leskovc, autoritetet serbe kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie.

Gazetari Egi Duro, i cili ndodhet me ekipin dhe stafin mediatik shqiptar në hotelin ku është akomoduar Kombëtarja, raporton për Kërlaçki se hyrja dhe dalja nga objekti është rreptësisht e ndaluar. Asnjë person nuk lejohet të hyjë apo të dalë, për shkak të vendimit të strukturave të sigurisë serbe.

Ndërsa edhe kapaciteti i stadiumit, i cili edhe në kushte normale është i vogëë, është reduktuar në vetëm rreth 6.000 vende – të gjitha të shpërndara me ftesa të posaçme dhe pa shitje të lirë në treg.

Në komentet e mediave serbe, qytetarët shprehen me ironi se biletat janë ndarë vetëm për personat që mbështesin presidentin Aleksandar Vuçiq. Kjo vjen në një moment kur Serbia po përballet me protesta të gjera qytetare, ndërsa një pjesë e madhe e përkrahësve të regjimit ndodhen të pozicionuar në kundër-protesta, kryesisht në çadrat e ngritura para parlamentit në Beograd.

Kjo situatë nënvizon tensionet politike dhe ndjeshmëritë e larta që e shoqërojnë këtë përballje, e cila do të luhet në një klimë të ngarkuar brenda dhe jashtë stadiumit.

Ndërda, par pak çastesh, FSHF ka publikuar një foto të dy delagacioneve të prira nga Armand Duka dhe legjenda e futbollit ish-jugosllav, Dragan Dzajiç, kryetar i Federatës serbe, i cili akuzohet që në pleqëri të thellë (79) është shndërruar në marionetë të Vuçiqit.