Drita dhe Omonia ndajnë pikët në një përballje dramatike në Prishtinë
Ndeshja mes Dritës dhe Omonias përfundoi në barazim 1-1, në një përballje me shumë emocione, tensione dhe vendime të debatueshme nga VAR-i.
Skuadra nga Gjilani kaloi e para në epërsi në minutën e 11-të, kur Arb Manaj shënoi me kokë pas një krosimi të shkëlqyer nga Besnik Krasniqi, duke kaluar topin në rrjetë pas një devijimi në shtyllë.
Omonia pati dy raste për të barazuar rezultatin, por në minutat 30 dhe 32, dy gola të tyre u anuluan – një për pozicion jashtë loje dhe tjetri pas verifikimit me VAR, duke shkaktuar reagime të ashpra nga skuadra qipriote. Barazimi erdhi më në fund në minutën e 45-të, kur Giannis Masouras realizoi me kokë pas një goditje këndi të Ewandros.
Në pjesën e dytë pati shumë zëvendësime nga të dyja skuadrat, ndërsa loja u karakterizua edhe nga një numër i madh kartonësh të verdhë. Për Dritën u ndëshkuan Besnik Krasniqi, Mamadou Soumahoro dhe Blerton Sheji, ndërsa për Omonian morën kartonë Senou Coulibaly, Evangelos Andreou dhe Ioannis Kousoulos.
Megjithëse të dyja skuadrat tentuan fitoren në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit Rob Harvey.
Ky barazim lë gjithçka të hapur për sfidat e ardhshme, ndërsa për Dritën nuk është keq ky barazim me pikën e dytë në UEFA Konferencë Ligë.
Momentet kryesore:
Mbyllet ndeshja.
90′ Pesë minuta shtesë.
86′ Manaj përshendetet me duartrokitjen e publikut pas zëvendësimit.
83′ Omonia ka shtuar presionin, Drita po mbrohet rreth 20 metra larg portës.
80′ Edhe 10 minuta lojë, Omonia me iniciativë të lehtë, Drita po provon të dal përpara.
69′ Tani harkimin e rrezikshëm të Balajt nga krahu i djathtë e ndal portieri Fabiano.
68′ Aksion nga krahu i majtë nga mysafirët, topin kalon krejtësisht në krahun tjetër ku Ovouka nuk gjindet mirë, ndërsa Ewandro harkon rrezikshëm, por Maloku në superformë e ndërpren rrezikun.
65′ Dritës sërish e rreshtuar më mbrapa, iniciativë e lehtë e Omonias, por vazhdon të jetë e parrezikshme.
50′ Trysnia e Dritës përfundon pas tentimit të Besnik Krasniqit, por nuk befasohet portieri Fabiano, dëbon mbi këndore për këndoren e parë të Dritës.
47′ Humb topin në mesfushë kapiteni Broja, ndërsa kapiteni qipriot tenton të befasoj Malokun nga 18 metra, i sigurt gardiani i Dritës.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Pjesa e parë
Pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Omonias ka qenë plot emocione dhe momente të diskutueshme.
Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 12-të, kur Arb Manaj shënoi me kokë pas një krosimi perfekt nga Besnik Krasniqi, duke e dërguar topin në rrjetë pas një devijimi nga shtylla.
Omonia tentoi të reagojë dhe në minutën e 30-të realizoi një gol, por ai u anulua për pozicion jashtë loje. Situata u bë edhe më dramatike në minutën e 32-të, kur pas një verifikimi me VAR, një tjetër gol i Omonias u anulua.

Megjithatë, përpara fundit të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Giannis Masouras arriti të barazojë shifrat në 1-1 me një goditje të saktë.
Drita mori dy kartonë të verdhë, përkatësisht Besnik Krasniqi (41′) dhe Mamadou Soumahoro (43′), ndërsa për Omonian u ndëshkua Senou Coulibaly (22′). Drita nuk pati asnjë këndore, ndërsa Omonia plot 5, prej nga edhe realizoi golin e barazimit.
Momentet kryesore:
Përfundon pjesa e parë.

45′ GOL Ewandro harkon këndoren e 4-të dhe fatale për Dritën, më së gjati shkëputet Masouras dhe gjuajtja e tij përfundon në rrjetë, 1-1.
38' Sërish Maloku dëbon, shpëton portën, edhe pse faullohet pas largimit të topit.
35' Maloku dëbon zhagas gjuajtjen e Kousoulosit në kondore. Ishte kjo këndorja e 4-të për Omonian, Drita nuk e ka ende asnjë.
30' Shënojnë qipriotët, por ngritet flamuri lart, A-VAR-i tani do të konstatoj vlerësimin e anësorit.
25' Vazhdon dominimi i Omonias, Drita po provon me kundërzbitje dhe çfarë është më e rëndësishme ka epërsinë e një goli.
11′ GOOOOL Manaj gjuan me kokë dhe shënon edhe me ndihmën e shtyllës, Besnik Krasniqi harkoi.
10′ Skuadra qipipriote ka iniciativë, por edhe Drita në këtë moment u përgjigj me një një tentim.
1′ Ka nisur ndeshja.

Drita: Maloku – Bes. Krasniqi, Bejtulahi, Pëllumbi, Ovouka – Dabiqaj, Broja, Sheji – Soumahoro, Balaj, Manaj.
Omonia: Fabiano – Masouras, Coulibaly, Panagiotou, Kitsos – Mariç, Kousoulos, Ewandro – Semedo, Jovetiç, Andreou
