Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me përballlje të mëdha

Sonte (e mërkurë) në mbrëmje zhvillohet xhiro e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku në program janë plot nëntë ndeshje.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes është te supersfida Barcelona – Paris Saint-Germain, që luhet nga ora 21:00 në stadiumin Estadio Olímpic Lluís Companys.

Ndeshje të tjera interesante janë edhe përballja mes Monacos dhe Manchester Cityt si dhe dueli Borussia Dortmund – Athletic Bilbao.

Gjithashtu, Villarreal pret Juventusin, Napoli përballet me Sporting Lisbonën, Bayer Leverkusen është nikoqir i PSV Eindhoven, ndërsa Arsenali luan para tifozëve të vet kundër Olympiacosit.

Nga ora 18:45 zhvillohen dy takime: Qarabag – Copenhagen dhe Royale Union SG – Newcastle United.