Humbje e rëndë e Bashkimit në Itali – Reggiana dominon në çdo aspekt

Pallacanestro Reggiana - Bashkimi

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ka pësuar një humbje të thellë në udhëtim te Reggiana në Itali, me rezultat përfundimtar 100:65, në kuadër të xhiros së dytë të FIBA Europe Cup.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për prizrenasit, pas asaj në ndeshjen hapëse kundër Cibona Zagrebut në Kroaci.

Italianët e Reggianës u treguan superiorë që nga fillimi i ndeshjes, duke e fituar çerekun e parë me 14 pikë epërsi (31:17), ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 52:38. Çereku i tretë ishte edhe më i dhimbshëm për Bashkimin, i humbur me 16 pikë diferencë (29:13), ndërsa i katërti me 5 pikë (19:14).

Pallacanestro Reggiana - Bashkimi
Pallacanestro Reggiana – Bashkimi

Reggiana – Bashkimi 100 – 65
31:17 | 21:21 | 29:13 | 19:14

Për Bashkimin, më efikas ishte Isaiah Cousins me 19 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim për 27 minuta në parket, i ndjekur nga Leun Zekiri me 14 pikë dhe 2 kërcime, si dhe Daniel Lake me 13 pikë dhe 4 kërcime. Joshua Bailey kontribuoi me 9 pikë dhe 3 kërcime, ndërsa Valmir Bunjaku shënoi 4 pikë dhe regjistroi 2 asistime.

Në anën tjetër, Reggiana kishte paraqitje të balancuar me Jayvon Barford që shënoi 16 pikë dhe shtoi 6 kërcime e 3 asistime, ndërsa KZ Cheatham realizoi 14 pikë me 4 kërcime.

Ndeshja e ardhshme:
Bashkimi do ta zhvillojë takimin e tretë në grup javën e ardhshme, në Prizren, ku do të presë skuadrën franceze Dijon. Prizrenasit do të kërkojnë të rikthehen në lojë dhe të sigurojnë fitoren e parë në grup

 

Trepça pëson humbjen e dytë në FIBA Europe Cup – Braunschweig triumfon në çerekun e fundit