Harry Kane ka hyrë në histori si lojtari me më shumë gola të shënuar për kombëtaren angleze në ndeshje të zhvilluara jashtë Mbretërisë së Bashkuar, duke kaluar rekordin 36-vjeçar të Gary Lineker prej 17 golash.
Që prej transferimit të tij te Bayern Munich në gusht të vitit 2023, sulmuesi anglez ka realizuar 18 gola për Anglinë, përfshirë dy të fundit në fitoren 5-0 ndaj Letonisë. Me këtë arritje, Kane e çon në 76 numrin total të golave në 110 paraqitje me fanellën e “Tre Luanëve”, duke thelluar epërsinë si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares.
Edhe në arenën e klubeve, Kane vazhdon të shkëlqejë me statistika të jashtëzakonshme: 103 gola në vetëm 106 ndeshje me Bayern Munich në të gjitha kompeticionet.