FFK përgatitet për nisjen e kursit për Licencën UEFA Pro

Sanije Krasniqi FFK - UEFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur përgatitjet për organizimin e kursit të parë për Licencën UEFA Pro, nivelin më të lartë të kualifikimit për trajnerët e futbollit në Evropë.

Ky hap vjen pas përfundimit me sukses të cikleve të edukimit për Licencat UEFA C, B dhe A. Në kuadër të këtij procesi, Departamenti Teknik i FFK-së ka zhvilluar një takim pune në bashkëpunim me instruktorin e UEFA-s, Frank Wormuth, si pjesë e projektit “Build-up of FFK Pro Licence”.

Diskutimet janë përqendruar në ndërtimin e strukturës së kursit, përmbajtjen e moduleve teorike dhe praktike, si dhe përcaktimin e standardeve që do të zbatohen gjatë programit.

Fatos Hoxha
Fatos Hoxha

Diçka që ishte paraparë të niste që në fillim të viteve 2000-ta, nga ish-sekretari i FFK-së, Fatos Hoxha, i cili atëkohë kishte mbështetjen maksimale nga Bosnja dhe Hercegovina me ish-sekretarin e saj gjeneral, Munir Taloviç, si një pilot-projekt i UEFA-s, më në fund shihet se FFK-ja është në pozitë për ta implementuar.

Kursi për Licencën UEFA Pro pritet të fillojë në vitin 2026 dhe synon të ofrojë trajnerëve kosovarë mundësinë për të avancuar në nivelin më të lartë profesional, në përputhje me kriteret dhe kërkesat e UEFA-s.

Fatos Hoxha
Fatos Hoxha