FC Prishtina 01 triumfon bindshëm ndaj FC Liqenit

FC Prishtina 01

Në ndeshjen e parë të stinorit vjeshtor, të vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit, FC Prishtina 01 ka shënuar fitore të thellë 6-1 ndaj FC Liqenit.

Pas një fillimi të kujdesshëm, skuadra prishtinase e mbylli pjesën e parë me epërsi 2-0, ndërsa në pjesën e dytë dominoi plotësisht lojën.

Protagonisti i këtij takimi ishte Fitim Krasniqi, i cili shënoi katër gola, ndërsa realizatorë të tjerë ishin Ramadan Alaj dhe Ari Kaqanolli, që shtuan nga një gol secili.

Pas dy xhirove të para, FC Prishtina 01 numëron 6 pikë, duke përfshirë edhe tri pikët e fituara nga rezultati zyrtar ndaj Malishevës. Ky rezultat e konsolidon skuadrën në fillimin e garës, ndërsa FC Liqeni mbetet në kërkim të pikëve të para.