Dy takime interesante në Superligën e Kosovës, zhvillohen në Ferizaj dhe Klinë

Dukagjini-Gjilani

Sot (e diel) zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës, të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë në fushë.

Në qendër të vëmendjes është dueli mes Ferizajt dhe Drenicës, dy skuadra që kërkojnë rikthimin në formë. Ferizaj do të debutojë me trajnerin e ri, Nevil Dede, duke synuar ta nisë aventurën me fitore para tifozëve të vet.

Nga ana tjetër, Drenica e Bylbyl Sokolit udhëton me objektivin e qartë – tre pikët që do ta mbanin në pjesën e sipërme të renditjes.

Drita - Drenica 0-1
Drita – Drenica 0-1

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini i Ismet Munishit do të përballet me Prishtinën e Re në Klinë. Pas humbjes nga Drita, skuadra e Dukagjinit kërkon reagim të menjëhershëm për t’u rikthyer në zonën e kreut, ndërsa Prishtina e Re synon një rezultat pozitiv që do ta largonte nga pjesa e poshtme e tabelës.

Të dy takimet luhen me fillim nga ora 15:00 dhe pritet të jenë me shumë intensitet, duke pasur parasysh rëndësinë që kanë për objektivat e skuadrave përkatëse.