Drita përmbys Gjilanin dhe ngjitet në vendin e katërt

Gjilani - Drita

Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligë, këtë herë në derbin e zjarrtë të Anamoravës ndaj Gjilanit, duke përmbysur rezultatin dhe marrë tri pikë të rëndësishme që e ngjitin në vendin e katërt në tabelë.

Ndërkohë, për Gjilanin ky ishte disfata e tretë rresht dhe e treta me radhë në derbi, duke e lënë skuadrën në fundin e klasifikimit dhe në krizë të thelluar të rezultateve.

Megjithëse Gjilani ishte më kërkues në lojë, tregoi më shumë iniciativë dhe krijoi raste, ishte Drita ajo që u tregua efikase në mënyrë klinike. Me dy goditje të sakta dhe qasje të matur taktike, skuadra bardhekaltër siguroi fitoren, duke e shfrytëzuar përvojën dhe qetësinë në momentet vendimtare.

Ky rezultat e forcon pozicionin e Dritës në garën për kreun, ndërsa rrit presionin mbi Gjilanin, që ende është në kërkim të fitores së tretë pas tetë javësh kampionat.

Tabela: Superliga, Java 8
Tabela: Superliga, Java 8

Momentet kryesore:

GJILANI – DRITA 1-2

Golashënues: Aganspahiç (p) 44' – Balaj 54', Dabiqaj 76'

Gjilani: Laroshi, Arm. Thaqi, Adili, Zebiç, Arb. Thaqi, Bilalli, Boshnjaku, Totre, Basha, Prapashtica, Aganspahiç.

Drita: Maloku, Ovouka, Pëllumbi, Bejtullai, Bes. Krasniqi, Sheji, Broja, Dabiqaj, Zidane, Abazaj, Manaj.

 

Derbi i Gjilanit: Një rivalitet historik dhe statistikat e pasluftës