Skuadra e Dritës ka marrë një barazim historik në transfertë ndaj KuPS në Finlandë, në një ndeshje dramatike dhe të luftuar deri në minutat e fundit.
Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 74-të me një supergol të Piotr Parzyszek, i cili realizoi me një goditje të saktë në këndin e sipërm të djathtë.
Reagimi i Dritës erdhi shpejt: vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 81-të, Albert Dabiqaj barazoi shifrat me kokë pas një asisti perfekt nga Sheji, duke e çuar topin në këndin e poshtëm të djathtë.
Në minutat e fundit, Kristal Abazaj pati rastin e artë për ta përmbysur rezultatin, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Johannes Kreidl.
Statistikat treguan një ndeshje të ekuilibruar, me raste nga të dyja palët, por barazimi ishte rezultati më i drejtë.
Rezultat final: KuPS 1 – 1 Drita.
Rayo Vallecano fitoi bindshëm ndaj Shkëndijës së Tetovës me rezultat 2:0, në një përballje ku spanjollët dominojnë nga fillimi deri në fund.
Golin e parë e shënoi Unai López (28′), pas një aksioni të bukur brenda zonës dhe një goditjeje të fuqishme në këndin e poshtëm të djathtë. Vetëm pak minuta më vonë, Fran Pérez (32′) dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Álvaro García.
Shkëndija nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e vendasve, ndërsa portieri Baboucarr Gaye shpëtoi skuadrën e tij nga një humbje edhe më e thellë me disa pritje vendimtare.
Në pjesën e dytë, Rayo Vallecano kontrolloi ritmin deri në fund dhe nuk lejoi befasi.
Statistikat flasin qartë: 18 goditje ndaj 0 në favor të spanjollëve dhe posedim topi 77% – 23%.
Rezultat final: Rayo Vallecano 2 – 0 Shkëndija Tetovë
Përfundon ndeshja në Tampere. Pikë e merituar e Dritës në Finlandë.
Përfundon ndeshja në Madrid. Shkëndija pëson humbje 2-0 në debutimin e saj historik në garat ndërkombëtare në fazën e ligës.
85′ Faton Maloku i jashtëzakonshëm, shpëton skuadrën nga goli i sigurt i finlandezëve, pret gjuajten nga afërsia. Tani presion i vendasve në portën e Dritës.
80′ GOOOL Dabiqaj barazon shifrat në Tampere!!! Sheji harkoi bukur nga e majta, Dabiqaj gjuan me kokë dhe barazon rezultatin me meritë.
74′ Shënojnë finlandezët pothuajse nga rasti i parë, Piotr Parzyszek pranon topin pas një harkimi të gjatë, reagim i ngathët e mbrojtësit Bejtullai dhe shënon për epërsinë e KuPS.
67′ Drita trysni të madhe para portës së vendasve, pas dy tentimeve, Dabiqaj në fund dërgon topin pran pingules.
65′ Tentim i Ajzerajt, e furishme, por e pasaktë.
Pas një ore lojë, nuk ka ndryshime rezultatesh nga pjesa e parë.
Kanë nisur pjesët e dyta.

Përfundon pjesa e parë në Tampere. Drita është një ekip më i mirë dhe nuk do të duhej të lejonte të kthehej pa pikë nga udhëtimi në Finlandë.

Përfundon pjesa e parë në Madrid, Rayo larg skuadër më e mirë.
35′ Tani Balaj harkon e Ajzeraj brenda zonës gjuan me kokë jashtë portës.
35′ Çfarë lëshon Drita, Limaj brenda zonës gjuan nga 12 metra, shpëton portieri vendas, pret.

31′ Goli i dytë i vendasve, 2-0. Mbrojtja tetovare sërish e vendosur lart dhe me dy-tre pasime spanjollët, Alvaro Garcia pason bukur në zonë për Fran Perez, i cili godet fuqishëm dhe mposht portierin Baboucarr Gaye pa asnjë shans.
28′ Shënojnë spanjollët, 1-0. Unai Lopez merr një pasim të shkurtër nga Pacha brenda zonës, shmang mbrojtësin me një lëvizje të shpejtë dhe godet fuqishëm – topi përfundon pa mëdyshje në këndin e poshtëm të djathtë.
21′ Spanjollët përpak sa nuk përfitojnë nga një autogol i mundshëm i tetovarëve pas këndores.
11′ Manaj gjuan në goditjen e parë të Dritës, nga anash nga e majta, pret portieri vendas.

Ky ekip i Dritës do të hyjë në analet e klubit bardhekaltër – debutojnë në paraqitjen e parë në Evropë – në fazë të ligës!

Dy klubet shqiptare do të përballen me kundërshtarët e tyre në transfertë: Drita do të luajë në Finlandë, ndërsa Shkëndija do të kërkojë rezultat pozitiv në Madrid, Spanjë.
Ky është një moment historik për të dyja skuadrat, të cilat synojnë të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
KuPS: Kriedl – Savolainen, Cisse, Miettinen, Hamalainen, Pasanen, Arifi, Oksanen, Ruoppi, Toure, Pennanen.
Drita: Maloku – B. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Limaj, Dabiqaj, Ajzeraj, Balaj, Tusha, Manaj.
FORMACIONI I DRITËS
Rayo Vallecano: Batalla, Balliu, Lejeune, Vertrouwd, Pacha, Lopez, Gumbau, Trejo, Perez, Camello, Garcia.
Shkëndija: Gaye – Trumci, Fetai, Cake, Webster, Qaka, Ramadani, Tamba, Krasniqi, Latifi, Ibrahimi.
