Derbi i Gjilanit: Një rivalitet historik dhe statistikat e pasluftës

Derbi i Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit, është një nga ndeshjet më të ndjekura dhe më të forta në futbollin kosovar.

Rivaliteti mes dy ekipeve ka nisur që pas viteve të para të pasluftës, me arkitektët kryesorë të këtij derbi, Selami Osmani – Bezi dhe Shukri Sylejmani – Shuka, të cilët dhanë kontributin e tyre për ngritjen e nivelit të dy klubeve.

Nga fillimi i pasluftës, deri më sot janë zhvilluar gjithsej 53 derbi kampional mes Dritës dhe Gjilanit. Në këtë periudhë, Drita ka regjistruar 19 fitore, ndërsa Gjilani ka 13. B

arazime kanë pasur gjithsej 21 ndeshje. Golaverazhi i këtyre 53 përballjeve tregon epërsinë e Dritës me 63 gola kundrejt 37 golave të Gjilanit.

Historiku i ndeshjeve kampionale tregon se derbi nuk është luajtur disa herë për arsye të ndryshme, si bojkot nga njëri klub ose pjesëmarrja në kategori të tjera.

Ndeshjet e para pas luftës, në sezonin 1999/2000, përfunduan me fitore të Dritës 3-0 dhe 0-3, ndërsa disa sezone pasuese kanë shënuar rezultate të ndryshme, me dominim periodik të njërit apo tjetrit klub.

Në garat e Kupës së Kosovës, dy ekipet janë përballur gjithsej në shtatë raste. Drita ka regjistruar pesë fitore, ndërsa Gjilani dy. Golaverazhi i këtyre ndeshjeve ka qenë i ngushtë, me 14 gola për Dritën dhe 13 për Gjilanin.

Në total, duke kombinuar kampionatin dhe Kupën, janë zhvilluar 60 derbi pasluftës. Drita ka fituar 24 herë, Gjilani 15 herë, ndërsa 18 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Golaverazhi i përgjithshëm është 77 për Dritën dhe 50 për Gjilanin.

Gjilani - Drita

Ky rivalitet historik vazhdon të jetë një nga momentet më të pritura të futbollit kosovar, ku emocioni, pasioni dhe lojtarët e talentuar japin gjithmonë maksimumin për tifozët e tyre dhe për krenarinë e qytetit të Gjilanit.