LIVE: Përfundojnë ndeshjet, dy fitore të mysafirëve.

Gjilani - Ballkani

Ballkani dhe Dukagjini kanë arritur dy fitore të mëdha në udhëtim. Ballkani vazhdon të ndjek Prishtinën, ndërsa Dukagjini fiton pas katër ndeshjeve pa fitore. Ndërsa mbetët e pamposhtur në Gjilan nga viti 2022.

Gjilani – Dukagjini 0-2
Malisheva – Ballkani 0-5


GJILANI – DUKAGJINI 0-2

90’+6 Mbyllet ndeshja.

90’+4 Syla gjuan nga gjuajtja e lirë, pak mbi tra.

90’+4 Edhe një karton i verdhë për vendasit.

90’2 Pefqeli gjuan ballore, pret Laroshi.

85′ GOOOL Basit Abdul Khalid në kundërzbritje i ikën mbrojtjes del me portierin Laroshi i cili e pret gjuajtjen, por topi e tejkalon atë dhe 0-2 në Gjilan.

83′ Dy kartona të kuq direkt për dy persona zyrtar të Gjilanit.

76′ Prapashtica depërton nga e majta, tenton pasimin, ndërhyn portieri, kap topin.

73′ Bilali pozitë ideale, gjuan ulët, por jashtë pingules së djathtë të portierit mysafir.

63′ Morina (Gjil) gjuan nga para zona, e lartë.

61′ Egzon Sinani provon me kokë, pret Laroshi.

59′ Krivanjeva ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Pjesa e dytë krejtësisht ndryshe nga ajo e para, ka rënë qetësia, nuk ka më tension, Gjilani po mbizotëron, Dukagjini po mbrohet.

54′ Prapashtica harkon nga e majta, Jaroviç gjuan me kokë afër pingules.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45’+7 Më në fund Nuza përfundon pjesën e parë.

45’+6 Jaroviç, gjuan me kokë pas harkimit, afër pingules.

45’+5 Edhe trajneri i Gjilanit, Curri ndëshkohet për protesta.

45′ Katër minuta shtesë.

45′ Morina (Duk) KV për ndërhyrje.

42′ Zebiç ndëshkohet me të verdhë për protestë.

39′ Në çdo faullim të futbollistëve të Gjilanit ndaj atyre të Dukagjinit ka protesta, ose për zhagitje ose për gjykim të faullit.

37′ Iseni (Duk) karton të verdhë për zhagitje.

26′ Iniciativë e plot e Gjilanit, Dukagjini po provon me kundërzbritje.

16′ Vazhdon trysnia e vendasve.

15′ Thaqi provon nga jashtëzona, pa problem portieri i ekipit nga Klina.

13′ Pas këndores së tretë, Jaroviç gjuan me kokë, i sigurt portieri Margono.

12′ Prapashtica nga distanca, pret portieri mysafir, këndorja e dytë rresht, pastaj edhe e treta.

11′ Shaqiri (Duk) karton i verdhë, ndeshja ka tension.

5′ GOL Altin Mërlaku nga gjuajtja e lirë qëllon pingulen dhe topi futet në rrjetë, 0-1.

1′ Jaroviç ia del mes dy mbrojtësve ta marrë topin, por më pas i bllokohet gjuajtja.


MALISHEVA – BALLKANI 0-5

Golashënues: Almir Kryeziu 7′, Bleart Tolaj 47′ , 67′, Giovanni 70′, Serebe 76′

Përfundon ndeshja në Malishevë, fitore e lartë e Ballkanit, vazhdon në ndjekje të Prishtinës.