Vardari ka dalë fitues në derbin e zhvilluar në Tetovë ndaj Shkëndijës, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 49-të nga David Babunski, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky sukses ka një domethënie të veçantë për ekipin shkupjan, pasi është fitorja e parë ndaj Shkëndijës në Tetovë pas plot nëntë vitesh. Herën e fundit që Vardari kishte triumfuar në këtë stadium ishte më 23 tetor 2016.
Me këtë trepikësh të vlefshëm, Vardari ngjitet në vendin e parë të renditjes me 24 pikë, duke konfirmuar pretendimet për titullin kampion.
Standings provided by Sofascore