Grupi i tifozëve të KB Bashkimi, i njohur si “Arpagjik’t”, është liruar nga autoritetet malazeze dhe tashmë ka marrë rrugën e kthimit për në Prizren, pas ndalimit të tyre në Igalo të Malit të Zi.
Sipas burimeve të Kërlaçki, vetëm njëri nga pjesëtarët e grupit është dënuar me 10 ditë mbajtje, pasi ka marrë përsipër autorësinë e grafitit me mbishkrimin “UÇK”, vendosur mbi një grafit të tifozëve serbë “Delije”.
Një nga anëtarët e tifo-grupit ka konfirmuar për Kërlaçki:
“Derisa vendosej nga prokurori, për çështje sigurie na larguan nga vendi i ngjarjes. Kishte rrezik të na kthenin mbrapsht në Kroaci. Tash jemi nisur për Kosovë. E morën vetëm një djalë, atë që e pranoi veprimin. Ai po dërgohet në Podgoricë.”
Ky zhvillim vjen pas tensioneve që u krijuan pas incidentit në Igalo, kur mbi një grafit të tifozëve të Crvena Zvezdës ishte shkruar “UÇK”, çka shkaktoi reagime nga banorët lokalë dhe ndalimin e përkohshëm të grupit nga policia malazeze.
Lajmi i fundit: Ndalet një anëtar i Arpagjikëve pas incidentit në Igalo