Andi Lila „shpërngulet“ nga Kavaja në… Kamëz!
Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares ka themeluar një klub të ri me emrin T-Kamza (Triumph Kamza), me mbështetjen e Bashkisë së Kamzës.
Ekipi i sapokrijuar do të garojë në Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar, ndërsa do të jetë aktiv edhe në garat e moshave të reja, duke synuar ndërtimin e një strukture të qëndrueshme futbolli në këtë zonë.
Lila është i njohur si eksponent i opozitës, ndërsa ka „përfunduar“ të krahët e një bashkie të udhëhequr nga pozita e majtë.