Kampionati i Kosovës në Kros 2025 – Sukses i klubeve në garën e zhvilluar në Gërmi

Kros - Gërmi

Më 19 tetor, në parkun e Gërmisë në Prishtinë, është mbajtur Kampionati i Kosovës në Kros për vitin 2025, një nga garat tradicionale të atletikës vendore që mblodhi sportistë nga klube të ndryshme të vendit.

Kros - Gërmi
Kros – Gërmi

Në konkurrencën ekipore për femra, dominuan atletet e Klubit Atletik Prishtina Junior, të cilat siguruan vendin e parë. Pas tyre u rendit Klubi Atletik Trepça në vendin e dytë dhe Klubi Atletik Prishtina në të tretin.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve, më të suksesshëm u treguan atletët e Klubit Atletik Malisheva, duke u shpallur kampionë të edicionit. Në vendin e dytë përfundoi Klubi Atletik Mitrovica, ndërsa vendi i tretë i takoi Klubit Atletik Trepça.

Ky kampionat shënoi edhe një herë rëndësinë e investimit në atletikën kosovare dhe tregoi rritjen e cilësisë së garave në sportin bazë, me pjesëmarrje dhe rivalitet të lartë.

Kros - Gërmi
Kros – Gërmi