Rahoveci vazhdon serinë e fitoreve, Shqiponja dominon ndaj Ulpianës

KH Rahoveci

Rahoveci ka vazhduar formën e shkëlqyer në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj, duke shënuar fitoren e katërt radhazi.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” triumfuan ndaj Trepçës me rezultat të qartë, 38:30, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit.

Me këtë fitore, Rahoveci ngjitet në kuotën e 8 pikëve dhe kryeson tabelën me bilanc perfekt (4 fitore në 4 ndeshje). Trepça, në anën tjetër, mbetet me 2 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.

Lojtari më i dalluar për vendasit ishte Arbios Mushkolaj me 11 gola, ndërsa Granit Kadiri kontribuoi me 8. Për Trepçën, më efikas ishte Amar Mujka me 6 gola, kurse nga 5 gola shënuan Orhan Duraku dhe Matheus Henrique.

KHF Shqiponja
KHF Shqiponja

Shqiponja dominon ndaj Ulpianës në ndeshjen e mbetur të javës së dytë

Në konkurrencën e femrave, është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së dytë mes Ulpianës dhe Shqiponjës së Gjakovës.

Vajzat gjakovare shënuan fitore bindëse me rezultat 36:18, duke konfirmuar formën në rritje.

Më e dalluara për Shqiponjën ishte Alma Nivokazi me 13 gola, ndërsa për Ulpianën spikatën Bintou Oulare dhe Erza Canaj, secila me nga 6 gola.