Kosova U21 kërkon fitoren e parë ndaj San Marinos

Afrim Tovërlani

Sot nga ora 18:00, Kosova U21 do të përballet me San Marinon, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pas një barazimi pa gola në udhëtim ndaj Rumanisë dhe një humbjeje 1-3 përballë Spanjës, të përzgjedhurit e trajnerit Afrim Toverlani, pas më shumë se një jave përgatitjesh dhe grumbullimi, kanë një synim të qartë: fitoren e parë në këtë cikël kualifikues.

Ambicia e “Dardanëve” të rinj është të përfundojnë në vendin e dytë në grup, pas Spanjës, duke lënë pas Rumaninë dhe rivalët e tjerë.

Formacioni startues:
Seji, Selmonaj, I. Jashari (C), Ademi, Muqaj, Berisha, Frokaj, Bujupi, Parduzi, Lleshi, Imeri

Zëvendësuesit:
Gjokaj, Vokrri, Mavraj, Shala, Morina, L. Jashari, Fazlija, Gashijani, Sadriu