Ish-sulmuesi i gjatë i FC Prishtinës, Basit Abdul Khalid, është përforcimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit, që drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.
Sulmuesi nga Gana kishte një periudhë të suksesshme me Prishtinën, ku nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019 regjistroi 105 paraqitje, duke realizuar 30 gola dhe dhënë 11 asistime.
Pas largimit nga kryeqyteti, Khalid vazhdoi karrierën në disa klube ndërkombëtare, përfshirë Teutën e Durrësit në Shqipëri, Makedonija Gjorçe Petrov në Maqedoninë e Veriut – ku u rikthye në dy periudha.
Ai lujti edhe te ekipi i njohur moldav, Sheriff Tiraspol, gjatë edicionit 2021/22, ku luajti në 16 ndeshje dhe shënoi 5 gola.
Së fundmi, ai ishte pjesë e skuadrës libiane El Ettihad Al-Misraty.