Pas javës së fundit në Ligën e Dytë të Kosovës, skuadra e Mitrovicës vazhdon të mbajë kryesimin e tabelës me 22 pikë, tre më shumë se ndjekësi më i afërt, Lepenci, që renditet i dyti me 19 pikë.
Në vendin e tretë pozicionohet Ulpiana me 16 pikë, duke ruajtur ritmin për të mbetur në garë për zonën e promovimit.
Kampionati po bëhet gjithnjë e më interesant, me diferenca të vogla dhe gara të hapur mes skuadrave të kreut për ngjitjen në Ligën e Parë.