Bilanci mes Malishevës dhe Llapit, një përballje e fortë që sjell spektakël në Superligën e Kosovës

Java e tetë e Superligës së Kosovës sjell një përballje interesante mes Malishevës dhe Llapit, dy ekipeve që synojnë të përmirësojnë renditjen e tyre dhe të kapin ritmin në kampionat.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, me fillim nga ora 15:00, dhe pritet të ofrojë gola dhe momente spektakolare, siç ka ndodhur gjithmonë në historikun e tyre të fundit.

Malisheva, e drejtuar nga Qatip Osmani, ka nisur sezonin me ulje-ngritje, por me xhirot e fundit ka arritur të stabilizohet dhe të marrë formën më të mirë. Pas shtatë xhirove, skuadra mban vendin e pestë me 10 pikë, pas tre fitoreve, një barazimi dhe tre humbjeve. Ky rikthim i formës e ka bërë Malishevën një kundërshtar të fortë në çdo ndeshje.

Malisheva - Prishtina 1-3
Malisheva – Prishtina 1-3

Nga ana tjetër, Llapi ka nisur sezonin shumë keq dhe ka pasur vështirësi për të marrë rezultate pozitive. Fitorja e parë e këtij sezoni erdhi vetëm në xhiron e kaluar, dhe për momentin ekipi ndodhet në vendin e tetë me 6 pikë, pas një fitoreje, tre barazimeve dhe tre humbjeve.

Megjithatë, Llapi ka treguar se mund të jetë i rrezikshëm, veçanërisht në përballje direkte.

Historiku i dhjetë përballjeve të fundit mes Malishevës dhe Llapit tregon një rivalitet të barabartë dhe shpesh me gola. Llapi dhe Malisheva kanë bilanc të barabartë, me dy ekipet që kanë nga katër fitore, dhe dy përballje janë mbyllur baras.

Ndeshja e fundit mes këtyre ekipeve, e zhvilluar më 19 prill 2024, i takoi skuadrës së Malishevës me rezultatin 3:1, duke treguar forcën dhe efikasitetin e sulmit të skuadrës së Tahir Baltatinës.

Llapi - Drita 1-1

Kjo sfidë është një test i rëndësishëm për të dy trajnerët, Qatip Osmani dhe ekipi i tij, si dhe për Llapin që kërkon të ngjitet në tabelë.

Të dy ekipet synojnë fitoren dhe pritet një ndeshje me shumë intensitet, ku gola dhe aksione të shpejta mund të vendosin fatin e tri pikëve.