Liga e Parë: Përballje të forta dhe luftë pë pikë në të gjitha ndeshjet

Liga e Parë

Java e 10-të e Raiffeisen Ligës së Parë sjell përballje vendimtare si në garën për titull, ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

Ndeshjet kryesore luhen të shtunën, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, ndërsa derbi i javës zhvillohet të dielën.

Në krye të renditjes, Feronikeli 74 dhe Vëllaznimi, që ndajnë vendin e parë me nga 20 pikë, presin kundërshtarë që në letër duken më të dobët – KEK-un dhe Suharekën – por që mund të shkaktojnë befasi.

Ndërkohë, Tefik Çanga, vetëm një pikë larg kreut, udhëton te Istogu, skuadër që lufton për pikë të vlefshme për t’u larguar nga zona e rrezikut.

Tefik Çanga
Tefik Çanga

Në Prishtinë, zhvillohet një duel mjaft interesant dhe i baraspeshuar mes Ramiz Sadikut dhe Dinamos, që konsiderohet edhe si derbi i së shtunës.

N1ë stadiumin „Përparim Thaqi“ na pret derbi lokal mes Prizrenit dhe Lirisë.

FC Liria
FC Liria

Në fundin e tabelës, skuadra si 2 Korriku, Vjosa, Besa dhe KEK-u janë në kërkim të fitores së dytë sezonale, për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Kjo javë pritet të jetë përcaktuese për rrjedhën e kampionatit në të dyja skajet e tabelës.

Ndërkaq, të dielën më 5 tetor, Trepça ’89 përballet me Vushtrrinë në ndeshjen televizive të javës, duel që mund të ndikojë shumë në objektivat e dy skuadrave që kërkojnë të qëndrojnë në garë për ngjitje.

Java 10 - Liga e Parë
Java 10 – Liga e Parë