Prishtina dhe Drita fitojnë derbit, Gjilani në krizë.
Java e tetë e AlbiMall Superligës solli zhvillime të rëndësishme në të dy skajet e tabelës, me Prishtinën dhe Dritën që dolën fituese nga derbit, ndërsa Llapi konfirmoi formën e mirë me fitoren e dytë radhazi.
Prishtina mposhti Ballkanin në shtëpi, duke ndalur ekipin nga Suhareka që më herët nuk kishte regjistruar humbje. Ndërkohë, Drita triumfoi në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit me përmbysje, duke u ngjitur në vendin e katërt dhe duke lënë Gjilanin në fund të tabelës. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Gjilanin, që mbetet pa kryetrajner të emëruar, pavarësisht kohës së mjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë.
Ferizaj shënoi kthesë pozitive pas ndërrimit të trajnerit, me Nevil Dede dhe solli fitoren e parë nën drejtimin e tij. Në anën tjetër, Drenica, e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, pësoi disfatën e dytë radhazi.
Të gjitha këto zhvillime janë të pasqyruara në videokronikat zyrtare të javës së tetë, ku evidentohen golat, momentet kyçe dhe ndryshimet në ecurinë e skuadrave.

GJILANI – DRITA 1-2
PRISHTINA – BALLKANI 1-0
DUKAGJII – PRISHTINA E RE 1-1
FERIZAJ – DRENICA 2-0
MALISHEVA – LLAPI 1-2