U17 e Kosovës mposhten nga Irlanda në ndeshjen hapëse të kualifikueseve për Euro 2026

Kosova U17

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, që po zhvillohet në Austri. Në ndeshjen e parë të Grupit 6, Dardanët e vegjël u mposhtën nga Irlanda me rezultat 2-0.

Skuadra irlandeze siguroi fitoren falë golave të shënuar nga Byrne në minutën e 44-të dhe Mahon në të 61-ën.

Përveç Kosovës dhe Irlandës, në këtë grup garojnë edhe Austria, organizatore e turneut, dhe Ishujt Faroe.

Trajneri Arbnor Morina zgjodhi formacionin startues me: Shalën në portë, Zhushin, Zogajn, Sylejmanin, Aliun, Duzhmanin, Babajn, Alidemajn, E. Krasniqin, Mustafën dhe Mexhanin. Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Rexhepaj, Llugaxhiu, Ibrahimi, Selmani dhe U. Krasniqi.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit të shtunën, më 11 tetor, kundër Austrisë, ndërsa fazën grupore do ta përmbyllë më 14 tetor ndaj Ishujve Faroe.