Tri përballjet e mbetura të javës së 9-të në AlbiMall Superligën e Kosovës kanë përfunduar me emocione dhe rezultate domethënëse për renditjen.

Prishtina ka triumfuar në një ndeshje dramatike në Skenderaj ndaj Drenicës. Kryeqytetasit ishin në epërsi bindëse 4-0 – tre prej tyre të shënuara që në pjesën e parë – por në fund u detyruan të luftojnë për fitoren, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Drenica rrezikoi barazimin në minutat e fundit, por Prishtina ia doli të ruajë fitoren dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt kreut.
Ndërkohë, Ballkani mposhti Dukagjinin me rezultat të pastër 2-0, duke mbetur në hap përndjekjeje me liderët e tabelës.
Përballja mes Llapit dhe Ferizajt u mbyll pa fitues, me rezultat 1-1, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë.

LIVE Kërlaçki përcjell tri përballjet e javës së 9-të në Superligë – Përfundojnë ndeshjet.