Tabela: Liga e Parë, Vushtrria shkëputet

FC Vushtrria

Rezultate që kanë filluar të përcaktojnë se kush çka meriton.

Liga e Parë: Tabela, Java 13
Liga e Parë: Tabela, Java 13

Vushtrria, lideri që tani ka 3 pikë më shumë se Vëllaznimi, kishte përballje të vështirë karshi Istogut. Fitoi me rezultat minimal, humbi penallti dhe nuk pati paraqitje të mirë, por Vushtrria, tashmë si pretendenti kryesor, po tregohet si ekip i madh: edhe kur nuk luan mirë, ndeshjet i fiton.

Liria – Vëllaznimi në paqe, por duke parë individualisht, lojtarët e Lirisë qëndrojnë më lart. Megjithatë, sot përtej një dominimi të thatë, nuk bënë asgjë tjetër. Vëllaznimi u tregua shumë më i motivuar, më ekip i grumbulluar; qëlloi edhe shtyllën dhe një pikë në udhëtim ndaj një Lirie jashtëzakonisht të shtrenjtë është mëse e mirëseardhur. Liria, me Ramiz Sadikun që është lart ekip më cilësor, nga të gjithë pretendentët – nga vendi i parë deri te i dhjeti që janë me pikë – ka më së paku fitore: vetëm 5!

Suhareka u tregua sërish “arrë” e fortë, ndali Trepçën ’89 në barazim, ndërsa “Minatorët” vazhdojnë së bashku me vushtrriasit të jenë ndër dy skuadrat e vetme me vetëm nga një humbje.

Dinamo ka kapur ritmin. Me fitoren e sotme ndaj Kikës, tani katapulton në vendin e tretë.

Trepça, megjithëse ishte në disavantazh, arriti një fitore të madhe që e rikthen sërish në grumbullin e ekipeve të zonës së sipërme.

Në luftën për ekzistencë, Rilindja mori fitore të madhe në derbin lokal ndaj Besës, ndërsa KEK-u dhe Prizreni ndanë pikët.

Liga e Parë: Rezultatet, Java 13
Liga e Parë: Rezultatet, Java 13

 

LIVE: Mbyllet Java e 13-të në Ligën e Parë: Paqe në derbin e Prizrenit, Vushtrria shkëputet në krye