Superliga e Kosovës në futsall: Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt

FC Prishtina 01 - FC Mabetex Prishtina

Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futsall, me disa rezultate të theksuara dhe zhvillime interesante në renditje.

Superliga Futsall - Java 4
Superliga Futsall – Java 4

FC Prishtina 01 ka fituar derbin e kryeqytetit kundër FC Mabetex Prishtina me rezultat të thellë, 8-5.

FC Drenica ka vazhduar formën e shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Ajo triumfoi si mysafire ndaj FC Trepçës me rezultat bindës, 9-1.

Ndërkohë, FC Liqeni ka arritur fitoren e parë sezonale, duke mposhtur FC Malishevën me shifrat 6-2.

FC Shtimja 26 është rikthyer te fitorja pas javësh të vështira, duke siguruar tri pikë të rëndësishme ndaj KEKU-t me rezultat 4-0.

Këtë javë, FC Drenasi ishte skuadra që pushonte sipas kalendarit të garave.

Superliga Futsall - Tabela, Java 4
Superliga Futsall – Tabela, Java 4