Shkëndija ndalet nga Pelisteri, humb rastin për ta arritur Strugën në krye

Pelister - Shkëndija 0-0

KF Shkëndija nuk ka arritur të përfitojë nga hapi fals i Struga Trim Lum ndaj Vardarit, duke u ndalur në një barazim pa gola (0:0) në udhëtim ndaj FC Pelisterit në Manastir.

Pavarësisht dominimit në pjesë të lojës dhe përpjekjeve për të marrë tri pikët, ekipi nga Tetova nuk ia doli të zhbllokojë rezultatin, duke regjistruar një tjetër ndeshje të komplikuar në transfertë.

Pas këtij barazimi, situata në krye të tabelës mbetet e ngushtë:

  • Struga Trim Lum mban vendin e parë me 23 pikë

  • Shkëndija dhe Vardari ndajnë pozitën e dytë me nga 21 pikë secila, pas nëntë javëve të para në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Barazimi ndaj Pelisterit konsiderohet një rast i humbur për Shkëndijën, e cila kishte mundësinë të barazohej me liderin aktual në pikë.