Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll për femra, Agron Shabani, ka bërë publike listën e lojtareve të ftuara për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026, kundër Francës dhe Kroacisë.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me mungesa të shumta për shkak të lëndimeve, por kjo ofron mundësi për lojtare të reja të tregojnë vlerat e tyre.
Në listë janë përfshirë Orgesa Gola, Arona Krasniqi, Xhesika Mehmetaj, Elvina Qorraj, Alina Donjeta Shabani, Arjeta Imeraj dhe Diona Dresh. Janë ftuar gjithashtu Bleona Nuredini dhe Djellza Hetemaj, të cilat pritet të konfirmojnë pjesëmarrjen.
Këto ndeshje ndaj superfuqive të hendbollit, Francës dhe Kroacisë, pritet të jenë përvojë shumë e vlefshme për të gjitha lojtarët, duke i dhënë mundësinë ekipit të fitojë eksperiencë dhe të testojë potencialin ndaj skuadrave të nivelit të lartë.
Kalendari i ndeshjeve
-
12 tetor: Grumbullimi i ekipit në Prishtinë
-
15 tetor: Francë – Kosovë, në Nimes
-
19 tetor, ora 17:15: Kosovë – Kroaci, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë
Këto duele janë hapi i parë i Kosovës drejt kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026 dhe do të shërbejnë si një mundësi e artë për të rejat dhe përforcimin e ekipit për sfidat e ardhshme.