Pas humbjes 2-1 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, klubi i Rilindjes 1974 ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate zyrtare, duke akuzuar organizatorët për parregullsi të shumta, sjellje të papranueshme dhe ndarje të njëanshme të drejtësisë gjatë ndeshjes së javës së 12-të në Ligën e Parë.
Në reagimin e publikuar, klubi pejan shpreh pakënaqësi të thellë për mënyrën e zhvillimit të takimit, duke vënë në pah disa çështje të cilat i konsideron të rënda:
-
Referim të njëanshëm, që sipas tyre ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.
-
Mikpritje nën standardet sportive, pa respektin minimal për ekipin mysafir.
-
Ofendime dhe hedhje të mjeteve nga tifozët vendas, për të cilat ndeshja u ndërpre përkohësisht në pjesën e dytë.
-
Ndërhyrje të vazhdueshme nga banka rezervë e Vëllaznimit.
-
Sulme verbale dhe fyerje ndaj lojtarëve dhe stafit të Rilindjes pas përfundimit të ndeshjes.
Klubi nga Peja kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe organet përkatëse të marrin masa disiplinore ndaj Vëllaznimit, duke i cilësuar incidentet si të rënda dhe të dënueshme.
Ndeshjen ka fituar skuadra gjakovare, 2-1.
