PSG i shijon fitoren në Barcelonë – historia shkruhet në Estadi Olimpic

PSG

Paris Saint-Germain regjistroi një fitore historike 2-1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë që mposht katalanasit në tre ndeshje radhazi europiane si mysafir.

 

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa Lamine Yamal mahniti publikun me një depërtim individual ku kaloi pesë kundërshtarë. PSG u përgjigj me shpejtësi në kundërsulme, duke rrezikuar nga goditja me kokë e Illia Zabarnyi. Pas një fillimi të hapur, loja u shndërrua në një betejë të fortë në mesfushë. Megjithatë, Barcelona gjeti avantazhin në minutën e 19-të, kur Ferran Torres shënoi pas një asisti të shkëlqyer nga Marcus Rashford.

Edhe pse katalanasit dominuan me posedim, PSG mbeti kërcënues në çdo dalje përpara. Wojciech Szczęsny ndali me vështirësi një gjuajtje dënimi të Achraf Hakimit, por pak më vonë ishte Nuno Mendes ai që krijoi rastin e barazimit. Pas një inkursioni të fuqishëm nga e majta, ai asistoi për Senny Mayulu, i cili shënoi golin e parë për PSG. Barcola shpërdoroi një mundësi të artë para pushimit, me rezultatin që mbeti i barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë, Barcelona hyri më e kujdesshme, por gabimet në pasime i dhanë PSG-së hapësirën për të qarkulluar topin me lehtësi. Dani Olmo u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Olmo pati një shans të madh, por Hakimi bllokoi gjuajtjen e tij mbi vijën e portës. Me kalimin e minutave, presioni i mysafirëve u shtua. Lee Kang-in goditi shtyllën, duke paralajmëruar atë që do të vinte.

Në minutat e fundit, Gonçalo Ramos shfrytëzoi linjën e avancuar të mbrojtjes së Barcelonës dhe shënoi golin e fitores për parizienët. Ky sukses vulos formën e shkëlqyer të PSG-së, që ka humbur vetëm një herë në shtatë ndeshjet e fundit të Champions-it (6 fitore), ndërkohë që i ndërpret Barcelonës një seri prej 12 ndeshjesh pa humbje në fazën e grupeve në shtëpi.