Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Tefik Çangës dhe Ramiz Sadikut, që po zhvillohet në Ferizaj, në kuadër të javës së 13-të të Ligës së Parë.
Kjo është ndeshja e vetme që luhet sot, ndërsa pjesa tjetër e javës do të vazhdojë nesër, me fillim nga ora 13:00.
Takimi ndërmjet Feronikelit dhe 2 Korrikut është shtyrë për një datë tjetër, për shkak të angazhimeve të ekipit U19 të klubit prishtinas në UEFA Youth League.
Liga e Parë: sot Tefik Çanga – Ramiz Sadiku hap javën e 13-të