Nevill Dede trajner i ri i Ferizajt

Pas largimit të Arsim Abazit, Ferizaj ka emëruar Nevill Dedjen si trajner të ri të skuadrës.

Dede është ish-mbrojtës dhe ish-lojtar i Kombëtares shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe të pasur në futbollin shqiptar.

Si lojtar, Dede ka luajtur për KF Tiranën, ku ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në mbrojtje dhe ka fituar eksperiencë në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Përveç KF Tiranës, ai ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, duke përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare. Nga sot ai do të prezanohet te Ferizaj, shkruan Telegrafi.   

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Dede është përqendruar në drejtimin e skuadrave, duke marrë rolin e trajnerit për disa klube të njohura shqiptare.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar KF Tiranën në disa periudha, KF Laçin, KS Luftëtarin, KS Kastriotin, KF Erzenin, FK Dinamon, AF Elbasanin dhe FK Bylisin.

Ai ka punuar edhe me Kombëtaren U19 të Shqipërisë, ku ka sjellë përvojë të madhe në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe menaxhimin e ekipeve në nivel konkurrues. Ferizaj pret që me emërimin e Dedes të stabilozohet në Superligën e Kosovës.