Meriton Karaxha fiton me nokaut teknik – kundërshtari serb e akuzon për kafshim

Meriton Karaxha

Meriton Karaxha, boksier shqiptar që garon nën flamurin e Belgjikës, ka dalë fitues në përballjen me serbin Gjorgje Stojkoviç, pas një ndeshjeje të ndërprerë në raundin e katërt. Gjyqtari shpalli Karaxhën fitues me nokaut teknik, një vendim që ka shkaktuar polemika të forta.

Stojkoviç e ka akuzuar Karaxhën se e ka kafshuar në shpatull gjatë një përplasjeje të afërt në ring. Sipas tij, veprimi ishte i qëllimshëm dhe duhej të ndëshkohej, e jo të shpërblehej me fitoren. Pamjet nga ndeshja tregojnë një moment konfuzioni gjatë klinçit, pas të cilit serbi reagon i irrituar.

Federata e Boksit të Serbisë ka paralajmëruar se do të kërkojë rishikimin e ndeshjes dhe anulimin e rezultatit, ndërsa reagimet në Serbi kanë qenë të ashpra, duke e cilësuar vendimin e gjyqtarit si skandaloz.

Pavarësisht polemikave, fitorja i është njohur zyrtarisht Karaxhës, i cili nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat.

Meriton Karaxha
Meriton Karaxha