Mbrojtësi i majtë i FC Prizrenit, Yonis Farah, ka marrë një ftese të rëndësishme nga Kombëtarja e Somalisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 ndaj Algjerisë dhe Mozambikut.
Klubi ka bërë të ditur këtë lajm përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar si një sukses të madh personal për lojtarin, por edhe një njohje për përkushtimin dhe punën që bëhet në klub.
“Klubi ynë FC Prizreni është krenar të njoftojë se lojtari ynë, Yonis Farah, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Somalisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Algjerisë dhe Mozambikut. Ky është një sukses i madh personal për Yonisin, por edhe një vlerësim për punën dhe përkushtimin që bëhet në klubin tonë. E gjithë familja e FC Prizrenit i dëshiron shumë suksese në këtë sfidë ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Farah ka një eksperiencë të gjerë në futbollin evropian, duke luajtur më parë për KF Mitrovicën dhe me klube në Angli dhe Suedi, në nivelet e mëposhtme të ligave.
Megjithëse Kombëtarja e Somalisë është ndër më të dobëtat në renditjen botërore, duke zënë vendin e 201-të.
Fetesa për Farahin është një mundësi e madhe për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të treguar vlerën e tij, ku me Somalinë deri tani ka 8 paraqitje. .