Llapi mobilizohet për derbin rajonal ndaj Prishtinës, hyrja gratis për tifozët!

Llapi

Klubi i Futbollit Llapi ka njoftuar se hyrja për duelin ndaj Prishtinës, i cili zhvillohet nesër në orën 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, do të jetë gratis për të gjithë tifozët.

Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, ndërsa të gjitha hyrjet e stadiumit do të jenë të kontrolluara për siguri dhe rregull.

Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30.

Tifozët ftohen të vijnë më herët për të shmangur pritjet dhe për të krijuar një atmosferë të rregullt gjatë ndeshjes.

Klubi ka theksuar respektimin e rregullave dhe sigurinë e tifozëve, ndërsa ndeshja pritet të ofrojë emocione për ndjekësit e të dyja skuadrave.

Të dy skuadrat shënuan fitore të rëndësishme në fundjavë – Llapi ndaj Drenicës, ndërsa Prishtina ndaj Dukagjinit.