LIVE: PAOK mposht Trepçën në FIBA Europe Cup – një ndeshje dramatike në Selanik

KB Trepça

Selanik, 15 tetor 2025 – Trepça nuk ia doli të startojë me fitore në edicionin e sivjetmë të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga PAOK me rezultat 85-74 (27-20, 18-13, 18-22, 22-19) në PAOK Sport Arena. Skuadra mitrovicase dha një paraqitje luftarakë dhe ruajti gjallë shpresat deri në momentet vendimtare të takimit.

Ndeshja nisi me dominim të lehtë të skuadrës greke, që përfundoi pjesën e parë me epërsi të qartë 45-33. Megjithatë, Trepça reagoi fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 22-18, duke e ngushtuar disavantazhin në vetëm tetë pikë (63-55).

Rikthimi që nuk u konkretizua

Në çerekun e fundit, Trepça iu afrua jashtëzakonisht shumë përmbysjes. Me një treshe të saktë nga Tmusiç dhe me kontributin e Arslanagiç, ekipi kosovar e ngushtoi rezultatin në vetëm një pikë diferencë (71-70), por gabimet në momente kyçe dhe mungesa e përqendrimit u shfrytëzuan nga PAOK, që ruajti epërsinë deri në fund.

Statistikat kryesore për Trepçën:

  • Jordan Payne: 19 pikë, 3 kërcime, 4 asistime

  • Brown: 13 pikë, 10 kërcime, 0 asistime

  • Arslanagiç: 13 pikë, 1 kërcim, 3 asistime

  • Jones: 9 pikë, 10 kërcime

  • Tmusiç: 8 pikë, 1 kërcim, 2 asistime

  • Kapiti: 7 pikë, 2 kërcime

  • Hajrizi: 5 pikë, 2 kërcime, 4 asistime

Pavarësisht humbjes, Trepça dëshmoi potencial dhe karakter, duke luftuar deri në sekondat e fundit. Ndeshja e radhës në Grupin F do të jetë vendimtare për vazhdimin e ëndrrës evropiane të mitrovicasve.

Ndërkohë, kryesimin në Grupin F e mban skuadra gjermane Basketball Löwen Braunschweig, që mposhti ekipin polak Anwil Włocławek me rezultat dramatik 98-97.

Tabela FIBA Europa Cup
Tabela FIBA Europa Cup

LIVE:

Përfundon ndeshja, fitore e PAOK, 85-74.

Dështojmë edhe nga tentimi për tre pikë. Një minut i mbetur, PAOK-u do të siguroj fitoren e parë.

As Payne nuk shënoi nga gjuajtjet e lira, e pabesueshme.

Brown nuk qëllon asnjëren gjuajtje të lirë, ndërsa vendasit shënojnë dhe 81-72. Trepça lëshoi lojën krejtësisht në përfundim të saj.

2 minuta e 47 sekonda e humbasim topin në sulm, duket se ka përfunduar gjithçka.

E humbim torruan, kërcim në sulm për PAOK, e fitojmë topin, e humbasim dhe sërish treshe, Dimsa dhe tani pothuajse i paarritshëm rezultati, 79-72.

Treshe, 76-72!

Pas gabimit teknik, PAOK shton epërsinë në +3.

Kanë mbetur edhe 4 minuta lojë. Payne 19 pikë, Arslanagiç 13.

Gabojmë në sulm, e humbim topin dhe shkaktojmë faull, e pabesueshme çfarë mungese përqendrimi!

Tresheeeee Tmusiç, vetëm 1 pikë epërsi, 71-70.

Tani edhe gabojmë, nuk qëndrojmë në momentet më të mira. Ndërsa edhe tifozët secilën herë më të zëshëm për skuadrën e tyre.

71-67, shënojnë vendasit.

Payneeeee, 69-67. Vetëm dy pikë epërsi.

Arslanagiç shënon dhe faullohet dhe shënon nga gjuajtja e lirë, 69-65.

Hajrizi shënon treshe, por menjëherë kundërpërgjigjen grekët, 69-62.

Payne me dy gjuajtje të lira arrin shifren në 17 pikë si shënuesi më i mirë në ndeshje dhe ngushton rezultatin në 67-59.

Sërish ngritet epërsia në 10 pikë më shumë, por jemi aty.

Ka nisur çereku i katërt.

PAOK - Trepça
PAOK – Trepça

Trepça fiton çerekun e tretë 22-18, dhe jemi larg vetëm 8 pikë! 63-55 për PAOK-un.

Payne shënon nga gjuajtjet e lira dhe tani jemi në vetëm 7 pikë larg, 62-55. Payne ka arritur në 15 pikë, 2 kërcime dhe 4 asistime.

Jemi në momente të mira, ngushtojmë rezultatin në 9 pikë duke udhëhequr në këtë çerek, 20-17.

Koniaris përgjigjet me një treshe dhe rikthen epërsinë në 13 pikë. Por, shënojmë sërish dypikësh dhe ndohemi te rezultati 62-51 në 1 minutë 10 sekonda pa u mbyllur çereku i tretë.

Arslanagiç shënon trepikësh për ngushtim të epërsisë tani në 10 pikë. Boshnjaku ka arritur në shifrën prej 8 pikësh, dhe 1 kërcim e 1 asistim.

Afrohemi në 13 pikë.

58-44. Duke se Trepça nuk mundet më shumë se kaq. 14 pikë epërsi. Por le të shpresojmë! Payne vazhdon të jetë më efikasi me 13 pikë i pasuar nga Brown dhe Jones me nga 9 pikë.

PAOK - Trepça
PAOK – Trepça
PAOK - Trepça
PAOK – Trepça

56-40, +16 epërsia.

52-38 pas dy minutave të parë të çerekut të tretë.

Ka nisur çereku i tretë.

Priteshin që do të paraqiteshin tifozët e Partizanit, por jo kaq shumë pak!

Grobari
Grobari

Është mbyllur pjesa e parë me epërsinë e PAOK 45-33. Për Trepçën më efikasët janë Payne me 11 pikë, 2 kërcime dhe 3 asistime i pasuar nga Browb me 6 pikë dhe 4 kërcime.

45-30! Grekët nga 45 pikët, më efikasi është Melvin me vetëm 11 pikë të shënuara, duke e pasuar Brown me 8, Dimsa me 7 ndërsa kanë shënuar plot 8 basketbollistë të tyre, ndërsa të Trepça në listën e realizatorëve janë regjistruar 7 basketbollistë.

Vazhdon shkëputja, tani jemi 12 pikë epërsi, 42-30.

Hajrizi shënon pikët e para duke ngushtuar në 38-30, por PAOK menjëherë kundërpërgjigjet për epërsinë më të lartë, 10 pikë, 40-30.

Payne vazhdon të jetë në parket, mbi 14 minuta lojë, 9 pikë, 1 kërcim dhe 3 asistime.

Trepça nuk ka shënuar në pesë aksionet e fundit.

4 minuta e 22 sekonda të çerekut të dytë, vendasit prijnë me 37-28. Epërsia më e lartë.

Trepça
Trepça

Tetë pikë epërsi, është kjo diferenca më e madhe gjatë kësaj ndeshje, 36-28.

PAOK rikthen epërsinë prej 6 pikësh, më efikase te skuadra greke janë S. Brown me 7 pikë, lituanezi Dimsa po ashtu me 7 pikë.

Payne ka arritur pothuajse në 12 minuta lojë.

Çereku i dytë ka nisur me epërsinë e Trepçës, duke ngushtuar rezultatin në 31-28. Payne ka arritur në 9 pikë, Brown me 6, Arslanagiç me 5.

Ka përfunduar çereku i parë me epërsi të ngusht të PAOK, 27-20.

Super atmosferë nga tifoeria vendase, nuk ndalet kënga dhe animi për asnjë moment. Si duket Trepça i ka motivuar publikun në këtë përballje.

Në fund të periodës së parë mungon efikasiteti, dhe gabime të njëpasnjëshme të skuadrës sonë, epërsia më e lartë e PAOK prej 7 pikëve, 27-20!

Skuadra vendase rikthen epërsinë pas katër pikëve rresht, 23-20.

Trepça kalon për herë të parë në epërsi, John shënon për tre pikë dhe epërsinë e parë, 19-20! Paraqitje shumë e mirë e basketbollistëve tanë kur kanë mbetur më shumë se dy minuta.

Paraqitje shumë e mirë në çerekun e parë, afrohemi në dy pikë, 19-17!

Kur kanë kaluar 7 minuta të çerekut të parë, vazhdon epërsia konstante e ngusht e grekëve, 19-16. Tani Brown është më efikasi te ekipi ynë me 6 pikë dhe 2 kërcime i pasuar me Payne me 5 pikë dhe, 1 kërcim dhe 2 asistime.

Pas 6 minutash lojë, PAOK 17-13 Trepça. Për „xehtarët“ Payne më efikasi me 5 pikë, 1 kërcim dhe 2 asistime, i ndjekur nga Brown me 4 pikë dhe 1 kërcim.

Çereku i parë po udhëhiqet nga skuadra vendase, me epërsi konstante, por jo të thellë. Deri më tani për skuadrën tonë më efikasët janë Brown me 4 pikë e një kërcim dhe Arslanagiç me dy pikë të shënuar.

Atmosferë e mirë në Paok Arena, asnjë shqetësim për ekipin tonë.

Trepça në Selanik
Trepça në Selanik
Trepça në Selanik
Trepça në Selanik

Trepça synon të nisë me rezultat pozitiv në një grup sfidues, ku përveç PAOK-ut garojnë edhe Basketball Braunschweig nga Gjermania dhe Anwil nga Polonia.

https://kern-bohren.ch/trepca-perballet-me-paok-un-ne-greqi-drejtori-tahiri-deri-tani-gjithcka-ne-rregull/