Tri përballjet e mbetura të javës së 9-të në AlbiMall Superligën e Kosovës kanë përfunduar me emocione dhe rezultate domethënëse për renditjen.
Prishtina ka triumfuar në një ndeshje dramatike në Skenderaj ndaj Drenicës. Kryeqytetasit ishin në epërsi bindëse 4-0 – tre prej tyre të shënuara që në pjesën e parë – por në fund u detyruan të luftojnë për fitoren, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Drenica rrezikoi barazimin në minutat e fundit, por Prishtina ia doli të ruajë fitoren dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt kreut.
Ndërkohë, Ballkani mposhti Dukagjinin me rezultat të pastër 2-0, duke mbetur në hap përndjekjeje me liderët e tabelës.
Përballja mes Llapit dhe Ferizajt u mbyll pa fitues, me rezultat 1-1, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë.

-
Drenica – Prishtina 3-4
-
Ballkani – Dukagjini 2-0
-
Llapi – Ferizaj 1-1
DRENICA – PRISHTINA 3-4
Golat: Hamiti 52′, Krasniqi 54′, Jashari (p) 89′ – Namani 2′, Veliu 16′, 46′, Zeqiri 36′
Drenica: Gomes, Shala, Da Silva, I. Jashari, Hamiti, Vojvoda, Prodani, Sarriegi, Taghiyev, Kodra, Uka.
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Limani, Veliu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletiç, Taipi, Mamengi.
BALLKANI – DUKAGJINI 2-0
Golashënues: Kryeziu 53′, Margono 76′
Ballkani: Iljazi, Smajli, Serebe, Kryeziu, Hamidi, Ismajlgeci, Deliu, Letaj, Batarelo, Diene, Jashanica
Dukagjini: Margono, Basri, Iseni, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Zulfiji, Bardhoku, Isufi, Hugo, Gashi.
LLAPI – FERIZAJ 1-1
Golashënues: Hyseni 61′ – Haxhimusa 68′
Llapi: Çoriç, Aliu, Idrizi, Ajvazi, Lleshi, Emini, Gnapi, Ramadani, Hyseni, Blakçori, Peci.
Ferizaj: Jovanovski, Haxhimusa, Topalaj, Iljazi, Peposhi, Llabjani, Berisha, Neziri, Sadriu, Avdulli, Ramusa.