Java e tretë e ProCredit Superligës sjell një tjetër përballje të fortë. Të dielën, në orën 19:00, në “Minatori” zhvillohet derbi i javës mes Trepçës dhe Bashkimit.
Dy rivalët e mëdhenj rikthehen në parket pas serisë së jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, ku Trepça fitoi finalen me rezultat 4:2.
Të dy skuadrat janë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, duke i dhënë kësaj sfide edhe një ngjyrim evropian. Trepça ka regjistruar këtë fillim edicioni një fitore dhe një humbje në Evropë, ndërsa Bashkimi ka nisur sezonin vendas me dy fitore radhazi dhe kërkon të konfirmojë formën e mirë.
ProCredit Superliga – Java e 3-të
E shtunë
16:00 – Bora – GO+ Peja
19:00 – Rahoveci 029 – Sigal Prishtina
E diel
17:00 – Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
19:00 – Trepça – Bashkimi