Java e 8-të e Abissnet Superiore nis sot: Në Shkodër luhet Derbi i Shqipërisë

Abissnet Superiore

Sot starton java e 8-të në Abissnet Superiore me tri përballje interesante. Ndeshja hapëse është ajo mes Vorës dhe Dinamos, që fillon në orën 14:00.

Abissnet Superiore - Java 8
Abissnet Superiore – Java 8

Vëmendja më e madhe e ditës shkon në Shkodër, ku nga ora 17:00 do të zhvillohet “Derbi i Shqipërisë” mes Vllaznisë dhe Tiranës. Po në të njëjtin orar, Elbasani pret Bylisin në një tjetër duel të rëndësishëm për ecurinë e sezonit.

Java përmbyllet të shtunën me dy takime: në Tiranë, Partizani do të përballet me Egnatian, ndërsa në Durrës, Teuta e pamposhtur deri tani pret Flamurtarin që ende nuk ka shënuar fitore.

Standings provided by Sofascore