Henning Berg pas barazimit me Dritën: Krijuam më shumë, por futbolli nuk është gjithmonë i drejtë

Henning Berg

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në UEFA Conference League mes Dritës dhe Omonias, trajneri norvegjez i skuadrës qipriote, Henning Berg, shprehu zhgënjimin e tij për rezultatin.

„Luajtëm më mirë, krijuam më shumë raste, kishim më shumë posedim, më shumë iniciativë, më shumë tentime… dhe nuk është ndjenjë e mirë kur nuk fiton. Por ky është futbolli – jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë“, deklaroi Berg pas përfundimit të sfidës.

Ai shtoi se ekipi i tij ndjen frustrim për humbjen e dy pikëve të vlefshme: „Pa dyshim që jemi të frustruar që nuk i morëm edhe dy pikët e tjera. E kuptoj që nuk patëm një lojë të shkëlqyer në aspektin ofensiv, por duhet të përpiqemi të japim maksimumin në ndeshjet e ardhshme“.

Henning Berg
Henning Berg