Hedhet shorti për kualifikimet rajonale të CEV Kampionatit Evropian U18 

Kosova Volejboll Meshkujt

Janë përcaktuar grupet për fazën e parë kualifikuese rajonale të CEV Kampionatit Evropian për grupmoshën U18, në të dyja konkurrencat – për meshkuj dhe për femra.

Meshkujt (U18)
Turneu kualifikues do të zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, nga data 3 deri më 7 janar 2026, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Malit të Zi.

Kosova është pjesë e Grupit A (Pool A), ku bëjnë pjesë:

  • Mali i Zi

  • Turqia

  • Rumania

  • Kosova

Në Grupin B (Pool B) janë përfshirë:

  • Bullgaria

  • Greqia

  • Serbia

Kosova volejboll U18
Kosova volejboll U18

Femrat (U18)
Ndërkaq, turneu për vajza do të mbahet në Bullgari, nga data 13 deri më 17 janar 2026, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Bullgarisë.

Kosova është pjesë e Grupit A (Pool A), bashkë me:

  • Bullgaria

  • Greqia

  • Mali i Zi

  • Kosova

Në Grupin B (Pool B) do të garojnë:

  • Turqia

  • Serbia

  • Rumania

Ekipet përfaqësuese të Kosovës do të kërkojnë paraqitje sa më dinjitoze në këto kualifikime, me synim arritjen e një vendi në edicionin e vitit 2026 të Kampionatit Evropian për grupmoshën U18, të organizuar nga CEV.