Hallakamë në Ligën e Parë: Kika proteston, Vjosa pa trajner, Feronikeli me trajner, por ende të pazyrtarizuar!

KF Kika

Liga e Parë e futbollit në Kosovë po hyn në një fazë gjithnjë e më intensive, me zhvillime të njëpasnjëshme brenda klubeve. Tri skuadra janë në qendër të vëmendjes: Kika ka reaguar ashpër ndaj arbitrimit, Vjosa ka mbetur pa trajner, ndërsa Feronikeli ka një emër të ri në pankinë — ende të paprezantuar zyrtarisht.

Kika shpërthen pas humbjes ndaj Dinamos: „Na u mohua një gol i rregullt“

Klubi nga Hogoshti ka reaguar fuqishëm pas humbjes kundër Dinamos në Ferizaj, duke akuzuar gjyqtarët për vendime të padrejta që, sipas tyre, ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar.

Në një reagim zyrtar, Kika thekson se në minutën e 25-të u anulua një gol i rregullt për pozitë jashtë loje, ndërsa në minutën e 56-të, një lojtar i tyre u godit në fytyrë para syve të gjyqtarit kryesor — pa asnjë ndërhyrje nga ana e këtij të fundit. Si pasojë, Dinamo shënoi golin e epërsisë.

„Gabimet njerëzore ndodhin, por kur bëhen të përsëritura dhe ndikojnë në rezultat, dëmtojnë besimin në garë“, thuhet në reagim, ku klubi kërkon nga institucionet përkatëse të trajtojnë rastet me seriozitet.

Vjosa ndan rrugët me trajnerin Burim Shala

Pas 13 javësh kampionat, klubi nga Shtimja dhe trajneri Burim Shala kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të ndërsjellë. Vjosa ndodhet aktualisht në vendin e 15-të në tabelë, me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

Në njoftimin zyrtar, klubi falënderon Shalën për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Burim Shala
Burim Shala

Feronikeli me trajner të ri, por ende pa prezantim zyrtar

Ndërkohë, te Feronikeli ka zhvillime të reja. Pas largimit të Granit Dervishollit dy ditë më parë, skuadra e Drenasit tashmë ka filluar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit të ri — Granit Begolli. Megjithatë, klubi ende nuk e ka bërë zyrtar emërimin e tij. Ndërsa Kërlaçki kishte paralajmërur që ekipin do të udhëhiqte, Begolli.

Granit Dervisholli largohet nga posti i trajnerit te Feronikelit – pritet të zëvendësoj Granit Begolli!