Guardiola pas fitores me Villareal: Më pëlqen çfarë shoh çdo ditë në stërvitje

Pep Guardiola

Pep Guardiola u shpreh i kënaqur pas paraqitjes solide të Manchester City-t në fitoren 2–0 ndaj Villarrealit në Champions League, duke e cilësuar këtë periudhë si një kthesë pozitive pas një fillimi të vështirë sezoni.

“Gjatë Botërorit të Klubeve ndërtuam diçka të mirë. Ishte një ‘reset’ i nevojshëm pas sezonit të kaluar me dëmtime dhe probleme. Na mungonte energjia. Edhe pse u eliminuam herët, mendoj se aty nisi ndryshimi”, deklaroi Guardiola.

Tekniku katalanas vlerësoi integrimin e përforcimeve të reja dhe ritmin në rritje të skuadrës: “Më pëlqen çfarë shoh çdo ditë në stërvitje. Jemi duke u përmirësuar gradualisht dhe kjo është shenjë e mirë.”

Për ndeshjen ndaj Villarrealit, Guardiola theksoi se ekipi pati durim dhe krijoi raste të qarta në të dy pjesët. “Nuk ishte ndeshje e mbyllur. Villarreal mbetet skuadër cilësore dhe në fund pati rastet e veta. Ne luajtëm shumë pas në pjesën e dytë dhe duhet të shtyjmë më shumë përpara në mesfushë”, shtoi ai.

Një lajm shqetësues ishte dëmtimi i Nico González, që u detyrua të largohej pas një goditjeje. Guardiola theksoi rëndësinë e një skuadre të gjerë për të përballuar sezonin: “Vitit e kaluar kishim infermierinë plot. Për të qenë konkurrues, të duhet një grup i madh lojtarësh.”