Fisnik Asllani zhbllokon rezultatin për Hoffenheim në minutën e 18-të me një goditje spektakolare nga distanca!
Sulmuesi shqiptar pranoi një pasim të saktë, kontrolloi topin dhe lëshoi një të djathtë të fuqishme drejt cepit të sipërm të djathtë të portës, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Një finalizim klasi nga Asllani që konfirmon formën e tij në rritje!
💭 Fisnik Asllani saw the rumors about FC Barcelona and decided to add fuel to the fire! Great goal!
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) October 25, 2025
Është ky goli i 5-të në Bundesligë dhe i 6-ti për skuadrën gjermane këtë edicion.
Duhet theksuar se ky gol i shënuar portierit shqiptar që së fundi e ka refuzuar përfaqësimin për Kosovën, Diant Ramaj.