Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eshref Beqiri, ka shërbyer si delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në ndeshjen ndërmjet Sllovenisë dhe Belgjikës, e zhvilluar të mërkurën në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2026”.
Takimi përfundoi me fitoren e Sllovenisë me rezultat 29:22. Përveç angazhimeve në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për garat ndërkombëtare, Beqiri vazhdon të përfaqësojë rregullisht EHF-në edhe në takime të ndryshme të kupave evropiane.
Kështu që veç futbollit që dallohet me përfaqësimin ndërkombëtar në të gjitha nivelet, edhe hendbolli ka marr rrugëtimin e tij të përfaqësimit edhe me kuadra.