Skuadra e Dritës do të zbresë në fushë më 23 tetor përballë Omonias së Qipros, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë nga ora 18:45, ndërsa tashmë janë hedhur në shitje edhe biletat për këtë përballje.
Çmimet e biletave variojnë nga 5 deri në 20 euro, në varësi të tribunës. Biletat më të lira kushtojnë 5 euro dhe vlejnë për tribunën veriore, ku do të vendosen “Intelektualët”, grupi i tifozëve të Dritës. Tribuna lindore do të ketë një çmim prej 8 eurosh, ndërsa ajo perëndimore 10 euro. Për sektorin VIP, bileta kushton 20 euro.
Në ndeshjen e parë të grupit, Drita arriti një barazim të vlefshëm në transfertë ndaj finlandezëve të KuPS (1-1), ndërkohë që Omonia u mposht në shtëpi nga skuadra gjermane Mainz me rezultatin 0-1.
Sfida pritet të jetë vendimtare për ambiciet e Dritës në këtë edicion evropian, ndaj klubi ka nisur organizimet për një mbështetje sa më të madhe nga tifozët.
Drita paraprakisht, të shtunën e pret Malishevën në javën e 9-të të AlbiMall Superligë.
Ndërsa linkun për blerjen e biletave online e keni këtu:
Blej biletën: Drita – Omonia, e enjte, 23 tetor, ora 18:45, stadiumi „Fadil Vokrri“