Dinamo ngjitet në vendin e tretë, Malsor Ajeti në formë të lartë: Synojmë Superligën

Malsor Ajeti

Dinamo ka regjistruar fitore të rëndësishme këtë javë, duke mposhtur Kikën me rezultat 2-0, dhe me këtë sukses është ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit në Ligën e Parë.

Një nga më meritorët për formën e Dinamos është sulmuesi Malsor Ajeti, i cili shënoi golin e katërt sezonal përkrah pesë asistimeve me fanellën e ferizajasve. Pas ndeshjes, Ajeti foli për Kërlaçki, duke theksuar harmoninë në skuadër dhe objektivat ambiciozë të klubit:

“Me trajnerin e ri jemi në lojën e duhur dhe kemi kapur kërkesat e tij. Ambiciet e klubit Dinamo janë të qarta: kërkojmë Superligën. Kemi lojtarë me përvojë dhe po punojmë për më të mirën. Mbetet të shihet në fund”, u shpreh Ajeti.

Ai konfirmoi gjithashtu interesimin nga elita e futbollit kosovar dhe jashtë saj:

“Nga ana ime, kam oferta nga Superliga e Kosovës, nga ekipe të kreut, pasi që jam lojtar i lirë në janar. Po ashtu edhe nga Shqipëria. Mbetet për t’u parë nëse do të vazhdoj me Dinamon, por gjithsesi do të jap maksimumin në klubin aktual.”

Në javën e 14-të, Dinamo do të ketë një sfidë të vështirë në udhëtim, ku do të përballet me Suharekën, një skuadër që ka dëshmuar se është kundërshtar i fortë për çdo ekip.

Malsor Ajeti
Malsor Ajeti

Tabela: Liga e Parë, Vushtrria shkëputet