Derbi i zjarrtë i futsallit: FC Drenica trondit kampionët me fitore të thellë

Drenia Futsall - FC Prishtina 01 5-1

Në një atmosferë elektrizuese në palestrën “Ilaz Kodra” të mbushur me tifozë, FC Drenica Futsall i ka shkaktuar humbjen e parë të sezonit kampionëve në fuqi, FC Prishtina 01, duke i mposhtur bindshëm me rezultat 5-1 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës në futsall.

FC Drenica Futsall
FC Drenica Futsall

Skuadra nga Skenderaj dominoi ndeshjen, duke shfaqur lojë të disiplinuar dhe sulmuese. Me dy gola nga Deliu dhe nga një gol të shënuar nga Imeri, Haxhijaj dhe Ramadani, Drenica e siguroi fitoren më të madhe të këtij sezoni.

E vetmja përgjigje e Prishtinës erdhi përmes Melos Kelmendit, i cili realizoi golin e nderit për kryeqytetasit që këtë herë nuk arritën të tregonin nivelin që i karakterizon.

Pavarësisht humbjes, FC Prishtina 01 mbetet në krye të renditjes me 12 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa kjo disfatë sinjalizon se gara për titull pritet të jetë e fortë dhe e paparashikueshme.

FC Prishtina 01
FC Prishtina 01